Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1542 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 1 qytetar nga Shkodra. Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 83 vjeç nga Tepelena. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (21 Qershor 2021) Raste të reja ditore 1 Të shëruar në 24 orë 11 Të shtruar në spitale 3 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 1542 Testime totale 777, 492 Raste pozitive 132,491 Raste të shëruara 129,929 Raste Aktive 107 Humbje jete 2,455 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Shkodër 36 Tiranë 31 Durrës 11 Berat 8 Lezhë 7 Elbasan 6 Dibër 3 Kukës 2 Gjirokastër 1 Korçë 1 Fier 1