Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3348 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 1 qytetar në Tiranë. Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002 që nga fillimi i epidemisë. Statistika (29 Qershor 2021) Raste të reja ditore 1 Të shëruar në 24 orë 8 Të shtruar në spitale 1 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 3348 Testime totale 801,624 Raste pozitive 132,514 Raste të shëruara 130,002 Raste Aktive 56 Humbje jete 2,456 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 24 Shkodër 12 Durrës 5 Elbasan 5 Lezhë 4 Berat 3 Dibër 1 Fier 1 Vlorë 1