Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2954 testime, nga të cilat ka rezultuar positivë me Covid19 1 qytetar në Elbasan. Aktualisht janë 63 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,994 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Qershor 2021) Raste të reja ditore 1 Të shëruar në 24 orë 4 Të shtruar në spitale 1 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 2954 Testime totale 798,276 Raste pozitive 132,513 Raste të shëruara 129,994 Raste Aktive 63 Humbje jete 2,456 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 26 Shkodër 14 Durrës 5 Lezhë 5 Elbasan 5 Berat 3 Dibër 2 Kukës 1 Fier 1 Vlorë 1