Danimarka ka vendosur të heqë kufizimet e udhëtimit për Greqinë, në një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm për turizmin grek, njoftoi ministrit grek i Turizmit, Haris Theoharis. Gjatë takimit të tij me Theoharis në Kopenhagë, zëvendësministri i Jashtëm dhe Drejtori Ekzekutiv i Ministrisë së Punëve të Jashtme daneze, Erik Brøgger Rasmussen njoftoi se “qeveria daneze ka vendosur të heqë kufizimet për shtetasit danezë që dëshirojnë të udhëtojnë në Greqi”.
“Ne jemi veçanërisht të kënaqur me iniciativën e Danimarkës për të hequr kufizimet e udhëtimit ndaj vendit tonë”, tha nga ana e tij Theoharis. Ai shtoi se vendimi i qeverisë daneze për të rifilluar udhëtimin në lidhje me Greqinë është një shembull i vlerësuar dhe që së shpejti të mund të ndiqet edhe nga shumë vende të tjera.