Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3853 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Elbasan dhe 1 rast në Tiranë. Aktualisht janë 71 pacientë aktivë me COVID19 në vend.
Një 73 vjeçare e ka humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa vetëm 1 pacient po trajtohet në Spitalin Infektiv. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,982 që nga fillimi i epidemisë.