Autoritetet italiane kanë publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje. Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit zyrtar, janë regjistruar 838 persona të infektuar. Nga krahu tjetër, 40 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.
Mediat italiane shkruajnë, se ka një situatë më të qetë në spitalet e vendit. Sipas tyre, pranimet në spitale kanë rënë, ndërsa gjithashtu, edhe të shtruarit në njësitë e kujdesit intensiv janë më të pakët.