Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së CVOVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë v ikt imë nga virusi, ndërsa nga krahu tjetër janë regjistruar 8 persona të infektuar.

Vlen të përmendet se që prej fillimit të pandemisë në Kosovë, janë regjistruar 107.758 të infektuar. Për fat të keq, 2.258 të tjerë, nuk e kanë fituar betejën me virusin vr as ës.

Njoftimi i plotë: 30 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës. Deri më sot 41.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.648 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.333. Në total numri i rasteve aktive është 167.