Fëmijët e prekur nga format të lehta të COVID-19 zhvillojnë një përgjigje më të madhe dhe më të qëndrueshme të antitrupave sesa ajo e të rriturve, sipas një studimi të kryer nga studiuesit e Universitetit të Padovas dhe Institutit Eksperimental Zooprofilaktik të Venecias, në bashkëpunim me Spitalin e Padovas, fondacionin ”Penta Onlus” dhe spitalin pediatrik “Bambino Gesu” në Romë.

Veçanërisht, fëmijët e moshës nga zero deri në tre vjeç janë të aftë të zhvillojnë antitrupa me neutralizim shtatë-tetë herë më të lartë se ato të vërejtura tek të rriturit, deri shtatë-tetë muaj pas infektimit.

Studimet klinike të raportuara në literaturë tregojnë se prania e lartë e antitrupave zvogëlon mundësitë për t’u prekur sërish nga sëmundja.

Kështu, përgjigjja e lartë e antitrupave pediatrike e përshkruar nga studiuesit në Padova e bën të besueshme hipotezën se fëmijët mbrohen më mirë se të rriturit, në rast të një ekspozimi të dytë ndaj virusit.

Sasia e antitrupave neutralizues u bë e mundur falë një testi eksperimental të zhvilluar nga virologë nga Instituti Eksperimental Zooprofilaktik në Venecia.

Analiza e të dhënave u krye nga studiuesit në fushën e Imunologjisë Klinike dhe Vaksinologjisë.