Vera mbërriti dhe bashkë me të edhe romancat. Çfarë të presësh këtë verë? Si do të jetë për ty? A do të gjesh atë që kërkon? A do ta përmirësosh marrëdhënien që ke?Dashi për shembull do të takojë një Binjak, kurse Demi do të presë një dashuri të madhe.

Dashi-Një Binjak do vijë me zhurmë në jetën tënde. Kjo do të fillojë si një flirt i paqëndrueshëm, i ftohtë, por gjatë verës mund të rritet në diçka më të qëndrueshme dhe të besueshme. Të gjithë kemi nevojë për shumëllojshmëri dhe stimuj.

Demi-Një dashuri e madhe është në letrat e tua të verës. Do të jetë si një film romancë. Do të ndjesh sikur ke gjetur shpirtin tënd binjak. Kjo lidhje do të të bëjë të ndihesh i sigurt dhe i adhuruar. Nëse je në një lidhje, investo tek i dashuri apo e dashura.

Binjakët-Ditë të lumtura të presin përpara. Shiko për shenja uji si: Gaforrja, Peshqit ose Akrepi. Këto janë pasionante, kreative dhe seksi. Këta njerëz të magjepsin sepse jeni karaktere krejt të kundërta.

Gaforrja-Akrepët janë të duhurit për ty. Janë po aq pasionant sa ty dhe do të të japin 100% të dashurisë që kërkon. Kujdes, se të dy mund të bëheni shumë xhelozë për njëri-tjetrin.

Luani-Për ju do ndryshojë ajri. Vdes të jesh në pozicion mbrojtës për ata që do më shumë. Mund ta gjesh veten me emocione negative, aq sa të duash të përballesh ballë për ballë me partnerin.

Virgjëresha-Mund të jetë një ish, mund të jetë thjesht një rastësi, apo edhe dikush që jeni përpjekur t’i rezistoni, por do të vijë në krahët tuaja. Mund të jetë një shenjë e Ajrit si: Binjakët, Peshorja ose Ujori. Izolimi, kohërat e vështira dhe pasiguria ndoshta janë kombinuar për të krijuar një amulli nga e cila jeni lodhur tani. Bëjeni verën kohë eksperimentimesh, eksplorimesh.

Peshorja-Një aventurier i çmendur, karizmatik, simpatik i cili do të hyjë në jetën tuaj me një përplasje dhe shumë zhurmë. Ka të ngjarë të jetë një shenjë zjarri si: Dashi, Luani ose Shigjetari. Nëse mund të shkoni me pushime, atëherë bëjeni. Të dy duhet të dilni më shumë së bashku dhe të argëtoheni.

Akrepi-Dikush që është krijues, i dashur, i dhembshur dhe i sjellshëm do të tërheqë vëmendjen tuaj këtë verë. Mund të jetë pak më i ri në moshë se ju dhe e shenjës së ujit: Peshqit, Akrepi ose Gaforrja. Do rikthejnë tek ju aventurat rinore. Duhet ta lejoni këtë partner t`ju drejtojë për pushimet tuaja.

Shigjetari-Do merrni pjesë në festa pafund këtë verë. Diku aty do të takoni edhe një njeri interesant. Ky njeri do t`ju japë forcën që ju nevojitet. Ka gjëra që kanë mbetur pa u thënë dhe duhet t`i thonim nëse jeni tashmë në një lidhje. Ose e kundërta, mbase partneri ka ende diçka për t`ju thënë.

Bricjapi-Një Binjak ose Virgjëreshë e parezistueshme, sipërmarrëse, krijuese dhe emocionuese ndriçon jetën tuaj këtë verë, mbas muajit qershor. Do t`ju sjellë kaq shumë ide dhe mundësi të reja sa mendoni se kjo aktivizon një ripërtëritje të vlerësimit tuaj për vetë jetën. Disa njerëz veprojnë si katalizatorë për ndryshimin dhe rritjen dhe ky është roli që ky person do luajë për ju. Së bashku mund të shkoni larg. Bricjapët duhet të krijojnë diçka të re, emocionuese dhe imagjinare me partnerin e tyre këtë verë. Synoni lartë, sa më lart të synoni të dy, aq më mirë rezultati. Ka një magji që vërtitet rreth jush, prandaj përdoreni atë për të realizuar një ëndërr.

Ujori-Ju keni një admirues të fshehtë dhe gjithçka do zbulohet këtë verë. Ka të ngjarë të jetë një shenjë e Tokës si: Demi, Virgjëresha ose Bricjapi. Ata ju vlerësojnë dhe shohin gjërat e mira që keni bërë, talentet që zotëroni dhe bukurinë. Ne të gjithë kalojmë nëpër faza kur në të vërtetë nuk ndihemi të dashuruar marrëzisht me partnerin tonë, por këto momente kalojnë. Nëse nuk kalojnë, tregojani dhe vazhdoni përpara.

Peshqit-Një fillim i ri aktivizon një romancë të re, mbase një punë, rol ose hobi të ri. Përfshihuni në aktivitete dhe merrni kohën që ju duhet e që e keni humbur prej pandemisë. Vera ka ditë të gjata. Një shenjë zjarri do e bëjë verën tuaj më interesante.