Pas Gilbertës dhe Ilirit, një tjetër çift është deklaruar në “Për’puthen”. Bëhet fjalë për Çimin dhe Stelën, të cilët ditën e djeshme patën një debat të fortë. Ditën e djeshme pas flirtimeve me Linditën, Stela u bë xheloze dhe i tha Çimit se është i paqëndrueshëm. Gjithashtu ajo u shpreh se ata të dy nuk mund të jenë bashkë, por sot ndërroi mendim. Gjatë takimit 4 minutash me Çimin, Stela vendosi të deklarohej për të.

Çimi u emocionua shumë nga kjo situatë dhe u ngrit në këmbë për t’i dhënë një puthje në buzë Stelës. Stela u kujdes që t’i fshinte buzët, ndërsa Çimi e rrëmbeu duke i dhuruar një përqafim të ëmbël. Pas këtij momenti ata të dy patën dhe një kërcim romantik me njëri-tjetrin, që nuk u prit mirë nga dy konkurrentë të tjerë. Teksa Stela dhe Çimi po kërcenin përkrah njëri-tjetrit, Lindita dhe Armando u shfaqen të përlotur. Ata kanë pasur takime me Stelën dhe Çimin në emision dhe ky moment romantik mes çiftit i bëri xheloz.

Madje pas gjithë kësaj situate, Lindita u shpreh shumë e revoltuar. Lindita, e cila po priste një takim me Çimin, i tha se do e ketë në ëndërr gjithmonë ndërsa paralajmëroi se raporti i tij me Stelën do të ndryshojë kur të përfundojë programi.