Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj priti sot në Tiranë, në një takim kortezie ambasadorin e Japonisë në vendin tonë, Takada Mitsuyuki,
Ministrja Denaj bëri të ditur se, në fokus të takimit ishte zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Së bashku me Ambasadën, vuri në dukje Denaj, u angazhuam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike.
“Shqipëria ka potencial për tërheqjen e investimeve në fushën automotive dhe një shembull i suksesshëm është kompania Sews-Cabind, që operon prej dy vitesh dhe synon zgjerimin e mëtejshëm në treg”- tha Denaj.
Ministrja vlerësoi të suksesshëm edhe bashkëpunimin që Shqipëria ka me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtarë (JICA).
“JICA ka dhënë një kontribut të vlefshëm me projekte mbështetëse për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, me trajnime dhe rritje të aftësive”- deklaroi Denaj.