Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Philip Reeker, ka nisur një vizitë zyrtare në Shqipëri këtë të mërkurë.Reeker është takuar së pari me kryeministrin Edi Rama. Ndihmës Sekretari ka qenë i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Takimi mes Reeker dhe Ramës ka zgjatur pak më shumë se 1 orë.Pasi ka lënë kryeministrinë, përfaqësuesi i qeverisë amerikane ka shkuar në selinë blu ku ka nisur një takim edhe me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.
Më vonë ai do të takohet edhe me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.Pas takimit me zyrtarët shqiptarë, Reeker do të udhëtojë drejt Ohrit për t’u takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.