Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 22°C në 30°C, në zonat e ulëta nga 27ºC në 37°C dhe në zonat bregdetare nga 29°C në 39°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.