Pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan, ka qenë Meri Shehu e cila ka nxjerrë zbuluar se cilat do jenë shenjat e horoskopit më flirtuese gjatë kësaj vere dhe do kalojnë një periudhë shumë të bukur. Rudina Magjistari: Cilat janë shenjat më flirtuese dhe që këtë verë do kalojnë një kohë të bukur? Meri Shehu: Dashët janë shenja më erotike që lidhen me pasionin e momentit, domethënë nëse iu ndizet pasioni i momentit, patjetër që do flirtojnë sepse nuk u rihet pa flirtuar.
Janë Binjakët patjetër që do flirtojnë sepse janë dysh dhe duan gjithmonë planin dysh. Edhe nëse kanë një marrëdhënie, duan të kenë dhe diçka tjetër paralele për të ndezur emocionet e tyre, nuk do përjashtoja Demët dhe Peshoren sepse ata udhëhiqen nga Afërdita dhe flirtin edhe pse pasiv duke ndenjur, e thërrasin më vështrim. Më indiferentët shikoj Ujorët megjithëse e kanë këtë vit me shumë fat dhe patjetër që do flirtojnë, por flirti i tyrë përshkallëzohet nga shoqëria, alternohet dhe nuk del i pastër si flirt.
Meri Shehu tregon se këtë vere do kenë shumë pasion edhe Peshqit, Gaforret, Luanët dhe Akrepët ku do kenë fat që do ndihen mirë me veten e tyre dhe do jenë shumë flirtues gjatë muajit Korrik. Gushti do jetë muaji i Dashëve, Luanit, Shigjetarëve, ku dhe Ujorët do fillojnë të jenë më në formë.