Ka mbetur edhe më pak se një vit nga fundi i kontratës së Ilaix Moribas me Barcelonën dhe ky fakt e vë në alarm klubin blaugrana. Për të shtuar presionin mendojnë dy skuadrat e Mançesterit.

City dhe United e njohin mirë situatën e 18-vjeçarit dhe janë gati ta joshin për ta marrë me parametra zero në fund të sezonit të ardhshëm. Me të parë këto lëvizje Barcelona është vënë në lëvizje.

Nga Spanja raportojnë se katalanasit kanë gati një kontratë afatgjatë për talentin deri në verën e vitit 2026 dhe janë gati të dëgjojnë pretendimin e tij mbi pagën.

Vetë Moriba ka treguar besnikëri me deklarata e tij të mëparshme dhe nuk ka lënë dyshime për një largim të mundshëm. Të njëjtin qëndrim ka edhe babai i adoleshentit.