A e gjeni veten shpesh duke anuluar planet tuaja vetëm për të qetësuar miqtë? A i lini ndjenjat anash vetëm për të ruajtur paqen dhe harmoninë? A jeni ai shoku që të gjithë thërrasin për favore të minutës së fundit sepse e dinë që do të thoni po? Epo, ju jeni i preferuari i të gjithëve.
Gaforrja (21 qershor – 22 korrik)-Gaforrja nuk ka masë kur vjen fjala për të kënaqur të tjerët. Keni nevojë për një kujdestare fëmijësh? Keni harruar ta merrni tortën për festën e përvjetorit të prindërve tuaj? Mos u shqetësoni, Gaforrja do të heqë dorë nga çdo gjë që po bën dhe do t’ju vijë në ndihmë. Do të bëjnë gjithçka për të dashurit, shpesh edhe në dëmin e vet.
Peshorja (23 shtator – 21 tetor)-Peshorja është kundër konflikteve. Do i fshehin hatërmbetjet vetëm se nuk duan sherr. Këto shenja ajri gjithmonë kërkojnë një jetë të ekuilibruar. Peshoret gjithashtu kanë një prirje për zgjidhjen e konflikteve, kështu që prisni t’i shihni ata vazhdimisht të veprojnë si ndërmjetës dhe t’i bëjnë të gjithë të ndihen të vlefshëm gjatë një debati.
Shenja që duan më pak është Ujori (20 janar – 18 shkurt)-Jo se nuk duan të mirën e të tjerëve, por para vetes nuk vënë askënd. Zakonisht idetë e tyre janë kundër rrymën ndaj nuk bashkohen me të tjerët, por preferojnë të ecin vetëm. Kjo i bën edhe më pak të pëlqyeshëm.