Sipas astrologëve, shenjat e horoskopit që vijojnë si më poshtë nuk “mbijetojnë” në një lidhje bashkë.
Arsyet, si më poshtë.
Peshorja me Bricjapin
Peshorja është një shenjë shoqërore që pëlqen të shoqërohet me shumë njerëz. Bricjapi, nga ana tjetër, është një shenjë më e vetmuar që preferon qetësinë e shtëpisë. Këto dy shenja nuk përshtaten në mënyrë të përsosur së bashku.
Dashi me Gaforren
Dashi është një shenjë që pëlqen të shkojë në ahengje dhe të takojë njerëz. Gaforrja është një shenjë që nuk afrohet lehtë me persona që sapo ka takuar dhe në përgjithësi ‘lufton’ për të shprehur ndjenjat dhe për të treguar simpatitë që ka.