Tema- Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike Edith Harxhi ka ngritur akuza të forta ndaj kreut në detyrë Lulzim Basha në lidhje me ndikimin e tij e në zgjedhje. Në studion e “Dita Jonë” ajo ngriti dyshimet për presion nga Basha mbi anëtarësinë, ndërsa e cilësoi garën të pabarabartë dhe favorizuese ndaj kreut aktual demokrat. Në këtë kontekst ajo tregoi mesazhin ku deputeti demokrat i Gjirokastrës i ka kërkuar kryesisë që të votojë Bashën më 13 qershor, teksa përmendi edhe bojkotimet në takime. “Nëse kjo garë do të ishte e lirë Basha nuk do të ishte më kryetar i partisë.
Nuk besoj që do të ketë futje duarsh në kuti, dyshoj se ka cic- mice të vogla, listat hapen sot në orën 10:00. Fshihen listat. Deputetë e PD nuk na kanë shoqëruar në këto takime. Unë kam pasur vetëm 6 deputetë. Edhe kryetari i degës nuk ka ardhur në takim ose kanë bojkotuar takimin, kanë shkuar pa përjashtim të gjithë te zoti Basha. Ka pasur deputetë që kanë dalë publikisht për t’i dhënë mbështetje Bashës kanë deklaruar se mbështesin Bashën, por ata nuk janë deputetë të Bashës, por të PD.