Mund quani rastësi, por një elefant i kopshtit zoologjik të Hamburgut i ka gjetur të gjitha ndeshjet e deritanishme të Gjermanisë në Europian. Yashoda, parashikuesi që nxorri humbës gjermanët me francezët, fitues me portugezët, ndërsa me hungarezët zgjodhi barazimin.
Kësaj herë elefanti përcaktoi që Gjermania do të mundë Anglinë në fazën e 1/8 në takimin që do të luhet të martën në Londër. Jashtë shportës doli flamuri gjerman, duke shtuar besimin se kjo përfaqësuese do të ecë përpara në Europian. Shfaqja e Yashoda tashmë është kthyer në një moment tepër tërheqës në këtë kopsht zoologjik. Elefanti 42-vjeçar për këtë shpërblehet me një ananas.