Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, ka shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar. Ajo është shpallur së fundmi fituesja e çmimit të muzikës vokale për vitin 2021.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë sopranoja përmes një postimi në rrjetet sociale teksa ka falenderuar të gjithë ata persona të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj.
“Koha per te ndare disa foto nga cmimi dhe koncerti gala. Flm ICMA per nderin dhe flm “Opera Rara” per punen e mrekullueshme te ekipit. Dua gjithashtu te falenderoj Lichtenstein oer mikpritjen dhe dhe disenjueset e fustaneve te mia Enada At’Nikolla Mirela Nurce dhe B&B Couture. Nje veper arti ka shpesh shume autore megjithese mban emrin e nje personi te vetem . Flm per mbeshtetjen…”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se në muajin janar të këtij viti, “International Classical Music Aëards” gjithashtu vlerësoi me çmimin e parë Jahon në kategorinë “Vocal Music” (Muzika Vokale).