Para disa ditësh, Sara i habiti të gjithë, teksa e deklaroi veten si beqare. Ajo publikoi në rrjete sociale një shprehje, në të cilën shkruhej “Jam 106% beqare”, duke konfirmuar ndarjen nga Atdheu, me të cilin doli çift nga “Për’puthen”. Më pas këtë lajm e pranoi edhe Atdheu, i cili përmes një deklarate u shpreh se ishte ndarë me Sarën. Gjithashtu ai zbuloi se kishte marrë fund edhe miqësia me Andi Artanin, të cilin dikur e cilësonte si vëllain e tij.

Mirëpo Sara dhe Atdheu nuk mundën të qëndronin për shumë kohë larg njëri-tjetrit. Pak kohë pas konfirmimit të ndarjes ata nisën të ndiqeshin sërish në Instagram e të shfaqeshin bashkë në publik. Rubashkimin e tyre e konfirmoi edhe autorja e emisionit “Për’puthen”, Olsa Muhameti. “Me çiftin në fuqi të Për’puthen”, shkroi Olsa në një foto të publikuar në InstaStory krah Atdheut dhe Sarës gjatë turit në Shkodër duke konfirmuar bashkimin e tyre.

Por siç duket edhe ribashkimi nuk ka zgjatur shumë dhe Sara me Atdheun janë ndarë përfundimisht. Teksa ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, Sara e konsideroi lidhjen me Atdheun si “etapë të mbyllur”. Ajo tha se ata nuk kanë bërë lojë me njëri-tjetrin, por thjesht u ndanë për mospërputhje karakteri. “Nuk jemi bashkë. Nuk ka qenë lojë, pëlqimi ka qenë, thjesht mospërputhje karakteresh. Më duket sikur ka qejf më shumë brunet, kot u lodhëm ne të dyja, na iku gjithë mundi kot. Nëse do e gjeja në tradhti, do vazhdoja jetën time. Etapë e mbyllur Atdheu, ngelet respekti”, tha Sara.