Sot do të zhvillohen tre sfida të tjera të fazës së grupeve të EURO 2020.
Në orën 15:00 në stadiumin “Puskas Arena”, do të luhet takimi i Grupit F, Hungari-Francë. Favorit janë francezët të cilët synojnë suksesin për tu kualifikuar për raundin tjetër.
Në orën 18:00 në stadiumin “Allianz Arena” do të luhet finalja e parakohshme, Portugali-Gjermani. Kombëtarja luzitane vjen pas fitores ndaj Hungarisë dhe kërkon kualifikimin për më tej ndaj një Gjermanie që ende nuk e ka arritur suksesin e parë në këtë kompeticion, por do ta tentojë sot për t’i mbajtur ende gjallë shpresat dhe për të evituar një dështim të madh.
Në orën 21:00 do të zhvillohet në stadiumin “Estadio de La Cartuja” të Sevijas, sfida Spanjë-Poloni, e vlefshme për Grupin E. Spanja në ndeshjen e parë barazoi pa gola ndaj Suedisë dhe kërkon triumfin e parë në këtë turne, kjo vlen edhe për kombëtaren polake e cila synon fitoren e parë me një kundërshtar jo të lehtë siç janë iberikët.
NDESHJET E DITËS SË SOTME NË EURO 2020 –
HUNGARI-FRANCË | 15:00
PORTUGALI-GJERMANI | 18:00
SPANJË-POLONI | 21:00