Nesër në vend do të nisë hedhja në treg e kartmonedhës 10.000 lekëshe me portretin e Asdrenit. Banka e Shqipërisë njofton se në orën 11:00 më 15 qershor do të bëhet prezantimi i dy prerjeve të kartomonedhave përkatësisht 1000 Lekë dhe 10,000 Lekë.

“Ditën e martë, datë 15 qershor 2021, ora 11:00, në ambientet e Bankës së Shqipërisë do të organizohet prezantimi i dy prerjeve të radhës së serisë së re të kartëmonedhës shqiptare, përkatësisht 1000 Lekë dhe 10000 Lekë”,-njofton Banka e Shqipërisë.