Icardi dhe Wanda Nara kanë vendosur të shkojnë me pushime në Afrikë. Të dy postojnë foto dhe video në rrjetet sociale. Sulmuesi i PSG-së është gjithashtu veçanërisht aktiv në Instagram (ndryshe nga ç’ndodh normalisht) dhe po ndan me mbi 6 milionë fansat e tij pamjet e pushimeve të bukura në natyrë.
Mauro Icardi, i cili ka një luan të madh si tatuazh në gjoks, fotografoi jo vetëm kafshën e tij të preferuar, por edhe një grup prej katër zebrash. Dhe fotoja “u sulmua” menjëherë nga tifozët e Juventusit, që i kërkuan të vinte te Juventusi.
Për tifozët bardhezinj, fotoja e zebrave, e postuar në Instagram nga Icardi, nuk duket pa një mesazh brenda. Në komente, dikush e pyet atë: Zebra si Juventusi? Dikush tjetër reagon në mënyrë edhe më të drejtpërdrejtë: Çfarë po nënkupton, se do të vish te Juve? Me pak fjalë, një foto e thjeshtë ishte e mjaftueshme për t’i lëshuar njerëzit e Juventusit (të internetit) në komente pa fund.