Nisma ‘Gati për Shqipërinë’ e iniciuar nga vetë kryeministri Edi Rama tashmë po vihet në praktikë. Thirrjes për aplikim në [email protected] i janë përgjigjur mjaft qytetarë shqiptarë të cilët jetojnë jashtë dhe brenda Shqipërisë. Kryeministri ka zhvilluar një bashkëbisedim me aplikantët përmes platformës online. Kreu i qeverisë njofton se aplikimet vazhdojnë ende për të gjithë të interesuarit.

Postimi i plotë: Kënaqësi dhe frymëzim nga sesioni i parë i bashkëbisedimit me aplikantët e nismës Gati Për Shqipërinë. Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta.  (Lexo.al)