Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga veprimtaria e tij javore. Por, ndërsa Rama është më aktiv se kurrë, opozita prej 25 prillit duket se është shuajtur dhe pret 25 prillin. Këtë gjë evidenton edhe Nikoll Lesi në gazetën e tij.

“Edi Rama shkruan, poston, lëviz, udhëton në ajër apo në tokë, dialogon, bërtet, ironizon; por ama ndjehet se është gjallë. Kurse opozita në gjumë ose djeg lëkuren në plazh. Nuk ndjehet fare! Të paktën të postojnë ndonjë foto nga puna e tyre gjatë kësaj jave!

Sot kryeministri ka postuar me foto javën e tij të punës. Edhe njëherë: Ku dreqin ndodhet opozita? Si ka mundesi që nuk bëhen të gjallë prej 25 prillit? Hera e parë në 30 vite që nuk kemi opozitë!

“FotoALBUMI i JAVËS”, shkruan kryeministri. Dhe i bën reklamë vetes. Bukur boll, kur siç thamë nuk ka opozitë”, shkruan Nikoll Lesi. Dhe ka të drejtë.