Franca ka lehtësuar edhe më shumë masat antikoronavirus këtë javë, sepse mbajtja e maskave jashtë nuk do të jetë e detyrueshme duke nisur nga e enjtja, njoftoi kryeministri, Jean Castex.

Shtetrrethimi nga ora 23:00 do të hiqet duke nisur nga e diela”, deklaroi ai.

Rregullorja pritet të qendrojë në fuqi deri në fund të muajit, por Castex theksoi sot se situata është përmirësuar më shpejt nga sa ishte parashikuar.

“Nuk ka asnjë zhvillim shqetësues në distriktin e metropolit dhe situata po përmirësohet edhe në territoret përtej detit”, deklaroi ai.

Numri i infektimeve të reja me koronavirus për 100 000 persona është rreth 40 në një javë.

Castex nënvizoi se një detyrim për mbajtjen e maskës do të vazhdojë të aplikohet gjatë grumbullimit të turmave ose të një numri të madh personash.

Sipas kryeministrit, 35 milionë persona në Francë do të duhet të vaksinohen plotësisht deri në fund të gushtit. Në mes të qershorit, rreth 30 milionë nga 67 milionë banorë e kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës.