Franca, nga sot zbut kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike në këtë vend. Edhe të pavaksinuarit mund të udhëtojnë, mjafton të kenë një PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen.

Franca e kaloi Shqipërinë në listën jeshile të vendeve me rrezik shumë të ulët infektimi.
Tirana Airport Partners sjell në vëmendje të pasagjerëve se kush është i vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë në Francë, ndërsa vaksinat e tjera, ende nuk njihen.

“Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht: 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë Pfizer, Moderna, AstraZeneca: 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm Johnson & Johnson; 2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19, kërkohet vetëm 1 injeksion”, bën të ditur TIA.