Prej ditës së djeshme Greqia ka çelur kufirin për shqiptarët.
Në Pikën Kufitare të Kakavijes situata deri në orët e sotme të mesditës paraqitet e qetë, ndonëse kufiri qëndronte i mbyllur prej gati 15 muajsh.
Kjo për shkak edhe të mungesës së aprovimit ng apala greke e formularit PFL cka është e detyrueshme për të gjithë shtetasit ekstrakomunitarë ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët. Shtetasit shqiptarë veç PFL, duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi, si dhe PCR Test.
Udhëtarët shprehen se po shkojnë drejt Greqisë për arsye pune. Gjatë 24 orëve të fundit në Pikën Kufitare të Kakavijes në hyrje të Shqipërisë janë regjistruar 1000 persona, ndërsa në dalje 800. Kuota e lejuar ditore e diktuar nga pala greke është jo më shumë se 1500 persona.