Kërkohet bashkëpunim shumëpalësh për të frenuar krizën shëndetësore globale dhe kjo arrihet duke dërguar më shumë vaksina në të gjitha vendet e botës nëpërmjet mekanizmit Covax, që SHBA e mbështet me dy miliardë dollarë, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Ministrat e Jashtëm të vendeve të G20 do të diskutojnë sot në Matera, në Italinë e Jugut, luftën kundër pandemisë së koronavirusit, mbrojtjen e klimës dhe ndihmën për Afrikën.

Grupi i 20 ekonomive më të mira përfshin SHBA, Kinën, Indinë, Rusinë, Gjermaninë dhe BE. Bisedimet e Materas i paraprijnë samitit të udhëheqësve G20 në Romë në fund të tetorit. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas theksoi përpara bisedimeve se fokusi do të përqendrohet në ndihmën e ekonomisë globale, që ajo të ringrihet pas krizës së koronavirusit dhe të adresojë sfidat e ardhshme shëndetësore. Takimi i G20-s shënon gjithashtu fundin e udhëtimit njëjavor të sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken në Europë.