Ashtu sikurse ishte parashikuar Lulzim Basha do te konfirmohet kryetar i Partise Demokratike. Ne zgjedhjet brenda selise blu kete te diele, Basha ka fituar me shumice votash ne pjesen derrmuese te degeve.

Mirepo ne njeren prej tyre kreu aktual i partise eshte mundur nga Agron Shehaj.Behet fjale per degen e Selenices ku Shehaj ka marre 119 vota nga demokratet, Basha 102 ndersa Harxhi dhe Kadilli nga nje vote.

Selenica njihet edhe si qyteti me te cilin ne prag te 25 Prillit u afeksionua presidenti.

Ilir Meta loboi fort per nje rruge te Selenices si dhe shkoi disa here per t’u takuar me banoret. Madje i priti keta te fundit edhe ne Presidence. Nga prezenca e tij e shpeshte ne Selenice nisen dhe akuzat per takimet e fshehta te Metes dhe tentativat e tij per te marre ne patronazh qarkun e Vlores ne emer te LSI…

/javanews