Nisma “Gati për Shqipërinë” është në sesionin e tetë të prezantimeve të aplikantëve.

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetin social “Facebook” bashkëbisedimet me aplikantët e fushave të ndryshme, duke u shprehur se kjo nismë mundëson forma të ndryshme bashkëpunimi.

“Pas këtij kontakti ju do të ndaheni në fusha sipas profesionit dhe do të keni një kontakt të dytë më të detajuar me ministrat përkatës”, u shpreh Rama.