Një lajm i mirë vjen nga Greqia, e cila ka vendosur që t’i dhurojë 20 mijë doza vaksine Shqipërisë. Po ashtu mësohet se 20 mijë doza vaksine do t’i dhurohen edhe shtetit fqinj, Maqedonisë së Veriut.
Po ashtu, mësohet se Bullgaria do t’i dhurojë vendeve të Ballkanit 150 mijë doza vaksine, nga ku përfiton edhe Shqipëria. Kujtojmë se qeveria jonë është angazhuar që brenda qershorit të jenë vaksinuar 1 milion qytetarë.