Në Vlorë janë përqëndruar shumë investime të qeverisë vitet e fundit, por në fokus mbetet vetëm qendra. Lagjet atje janë lënë tërësisht në harresë dhe banorët vuajnë mungesën e shërbimeve. Ndodhet vetëm 500 metra larg Lungomares, por kjo është situata e rrugës “Ibrahim Shyti” në Vlorë.
Rrugë me gjerësi të limituar, e pashtuar dhe me gropa, është kjo pamja që të shoqëron shumë pak nga qendra e qytetit turistik. Banorët thonë se kanë dhjetëra vite që jetojnë aty, por nuk kanë parë asnjë investim.
“30 vjet këtu dhe ansjë investim.” “Mizerabël, nuk kam parë asnjë ndryshim.” “Një dorë zhavorr kanë hedhur.” “Nuk mendojnë shumë për popullin.”
Vitet e fundit në Vlorë janë çuar miliona lekë investime të qeverisë, por duket se gjithçka është përqëndruar në qendër të qytetit dhe lagjet e rrugët janë harruar.