Në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell” u trajtua tema “Pushimet single apo çift?”. Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela tha se meshkujt që kanë partneren në krahë janë më të spikatur nga femrat. Ajo tregoi një rast kur vëllai i saj kishte përdorur atë dhe motrën për të bërë për vete femra të tjera.

“Këta meshkujt që janë çift janë më të spikatur nga femrat. Psh., vëllai im i madh më ka përdorur mua dhe motrën time që jemi super yje të dalim në Milano se do të zinte femra. Ai shkonte në tualet dhe femrat mbas tij, ky kanë lekë thoshin, se këto të dyja janë të mbajtura dhe yje. Ashtu siç mund të më përdorin mua shokët e mi”, tregoi Antonela.