Për të folur për parashikimin e yjeve, në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’ ishte e ftuar astrologia Meri Gjini. Ajo bëri parashikimin e horoskopit për muajin korrik, duke theksuar edhe datat më të mira për pushime për çdo shenjë. Ndërsa disa shenja veçanërisht duhet të kenë kujdes me gjendjen emociale, pasi mund të krijojnë një ankth në këtë periudhë të vitit.
Dashi Gjëja e parë që do t’i japi janë çështjet me ekonominë, ankthi me ekonominë. Është e pamundur t’i qendrojnë besnik axhendës së tyre sepse ka devijime nga programi. Kjo mund të sjelli pak tensione të brendshme, por është shumë e bukur jeta personale për ata që janë në kërkim të zbukurimit të saj, sidomos nga data 10 deri në 27, pak shumë pak kujdes me trupin e tyre në 10 ditëshin e fundit të muajit të tyre. Periudha më e mirë për pushime është qendra e korrikut, gushtit dhe shtatorit.
Demi Sa i përket tolerancës rreth datës 4-5, çdo lloj gjëje është e rregullushme, e rikuperueshme. E kuptoj që kanë presionin e kohës, nga njëra anë dëshira për stabilitet, nevojën për ndryshim, por e gjejnë formën kur duan, kur e kanë ndarë mendjen se do e gjejnë. Është periudhë shumë e rëndësishme për demat se do të sjelli zgjerimin e bazës ekonomike apo shtimin e të ardhurave. Kështu që nga data 5-6 deri në datën 27 kam bindjen që do të rezultojë shumë i mirë si muaj për sa i përket çështjes së studimeve deri te çështjet që i përkasin pronësisë, ujdive që duan të arrijnë.
Binjakët Me komunikimin do t’i kenë gjërat shumë më të thjeshta. Bashkimi i Venusit me Marsit do të sjelli përmirësim të drejtëpërdrejtë të gjendjes ekonomike. Është një periudhë që mund të bëjnë arratisje të vogla por jo pushime afatgjata për arsye të gjërave që kanë në pritje. Nëse nuk marrin përgjegjësi për grupin do të jenë shumë mirë, nëse marrin do të kenë dështime nga ngarkesa emocionale. Ky Venus sjell lehtësime edhe për çështje që kanë pasur në familje.
Gaforrja Sikur nuk ja kanë terezinë, duan të dalin nga shtëpia si me vështirësi për të dalë nga rutina e tyre. Kjo në fakt do të jetë karakteristikë e tyre deri në datën 12. Pas kësaj date ndryshon shumë në rolin e tyre, sidomos në profesion, ku do të jetë e pamundur të mos jenë pjesë e të përditshmes profesionale të tyre. Nga data 12 deri në 27 pavarësisht se është verë ka për të marrë vendime që do të rezultojnë pozitive. Ka lehtësira si për çështje të fizikut ashtu edhe për çështje në familje, të paktën 10-ditëshi i parë dhe 10-ditëshi i dytë.
Luani Duan apo nuk duan pozicionin e liderit do ta kenë gjatë muajit. Pavarësisht se do të jenë disi imponues nuk do të zbehin entuziazmin e gjërave që do të shijojnë gjatë muajit, por mund të bëjë që njerëzit përballë tyre të shprehin një formë pakënaqësie dhe kjo do t’ju priste shumë pak terezinë. Toleranca për mënyrën se si shprehen do të ishte mirë të ndiqej edhe për luanët. Duhet të ruajnë atë ekuilibrin emocional. Me venusin te Virgjëresha në fund të muajit jam e sigurtë që gjërat do të marrin një formë më të qartë dhe më të pastër. E thënë ndryshe për Luanët është mirë që pushimet të vendosen pas datën 12 që të mund të minimizohej edhe kosto dhe rrisku. Prioritet duhet të jetë rritja e bashkëpunëtorëve, marrëdhënia me ta.
Virgjëresha Me pak ankth, me pak paqartësi në axhendën e tyre në pjesën e parë deri nga data 12, por shumë më të ngrohtë dhe shumë më të qartë nga data 12 deri në 27 lëvizjet do të kenë një rrjedhë normale pa anullime, pa ngecje. Duket sikur e kanë më të lehtë për ta mbajtur rutinën në kohën që ata presin, por nuk duhet ta krahasojnë me atë ç’ka ka sjellë 3-javëshi i parë i qershorit sepse do të shtojnë ankthin për ta shprehur atë. Shumë shumë pak kujdes me racionalitetin sepse Neptuni është kthyer në të kundërt të tyre.
Peshorja Duket sikur nervozohet nga fakti që nuk kontrollon dot të gjitha situatat, por në fakt edhe kur duket sikur kontrollojmë asgjë nuk bëjmë. Kjo mund ti japi një gjendje ankthi nga 10 ditëshi i parë sepse më tej do të kenë mundësi për të pasur buzëqeshje shumë të madhe në çështjet e tyre personale. Gjithë pjesa e korrikut do t’i japi mundësi për të qenë të bukur, të shjojnë atë çfarë shohin dhe atë çfarë shohin të tjerët tek ata. Duhet të jenë të vëmendshëm me statusin e tyre professional në 10-ditëshin e tretë dhe ta shfrytëzojnë nëse dëgjojnë emrin e tyre.
Akrepi Janë në dilema për çështjet familjare dhe personale, nuk ka të bëjë shumë me punën. Mund të shkarkojnë nervozizmin e mbartur nga vetja nëse ndodh diçka që na prish terezinë në familje. Do pak kujdes të ndajnë çështjet e tyre me njerëzit që kanë në familje. Ndërkohë jeta personale me hyrjen e Venusit, nëse gjejnë faktorin kohë të merren me veten. Ky muaj do të jetë shumë i mirë për pushimet për Akrepat.
Shigjetari Në 10 ditëshin e parë do duhet të jetë shumë i kujdesshëm për diskutimet me eprorët në ambjentet profesionale. Nëse e shmangin këtë do të kenë mundësinë të merren me axhendën e tyre. Do të kenë mundësi për pushim pasi ka çështje që i mbajmë si pezull. Neptuni duket sikur i çorjenton pak, por gjithsesi verës tolerohen këto në jetën personale.
Bricjapi Gjendja emocionale ka momente që ndihen sikur ndihen mirë në jetën e tyre profesionale dhe personale, edhe ka momente që duket sikur nxjerrin të gjithë ankthin, të gjithë lodhjen e mbartur që nga 2017. Do duhet ta kontrollojnë, të mos ta teprojnë. Nga një herë nuk është keq të fshijmë se çfarë ka ndodhur dhe të vazhdojmë përpara. Kështu që mos të harxhojnë kohë të analizojnë se çfarë ka ndodhur para 3 vjetësh. Kujdes me humorin.
Ujori Për ujorët mund të duket sikur çështje profesionale kanë mbetur pezull, duket sikur propaliteti i mosmarrjes formë krijon një ankth tek ata nga data 1 deri në 15. Mbas 15 ndryshojnë situatat. Të lindurit në 10 ditëshin e parë të shenjës, do tu dalin shumë më mirë nëse do të shkonin me pushime dhe kur të kthehen të merren me çështjet personale.
Peshqit Do të jenë shumë mirë me pjesën e komunikimit. Për ata peshq që kanë vërdall njerëz të shenjave të zjarrit do të duhet të bëjnë sikur nuk dëgjojnë. Kjo për të mos prishur terezinë dhe nuk është koha për përplasje. Kalimi i venusit te Virgjëresha do të bëjë që të marrin shumë vëmendje dhe për disa do të krijohet mundësia për të qenë të paktën 1 muaj, po jua them paraprakisht që pas datën 20 peshqit do të jenë në formën më të mirë për të pushuar. Për ata që kanë vendosur pushimet në gusht do të jenë në formën e duhur.