DASHI JAVOR
Këtë javë ka mundësi të shfaqen disa vonesa apo disa shtyrje në detyrime që ekzistuan në programin tuaj, por të mbani mend se sa më fleksibël jeni me tilla lloj temash, aq më e lehtë do jetë ti menaxhoni nga e para. Trekëndëshi Diellit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin që ndodhet tek Ujori tregon se ditët- përtej disa temash që mund të ekzistojnë në komunikim- janë mbështetëse për lidhjet shoqërore dhe personale në vijë të përgjithshme. Në fund të javës kushtojini më shumë vëmëndje komunikimit pasi katrori Merkurit/Neptunit mund të krijojë një terret të turbullt në të.
Dashuria
Hyrja e Afërditës tek Gaforrja në 2/6 flet për siguri sentimentale dhe ngrohtësi dhe këto të dyja janë që do përbëjnë “qëllim” për ju periudhën e ardhshme. Duket se do kërkoni atë që me të do ndjeni se ekziston një qëndrueshmëri pa varësi dhe “lojra”. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje do duhet të keni ndërmend se ndoshta nga disa biseda dalin përfundime të ndryshme dhe kjo ka mundësi të bëhet më e fortë nga fundi javës.
Puna dhe Ekonomia
Merkuri kundërt ndoshta e bën të ndjeshme prezencën e tij brenda javës ndaj do duhet ti jepni më shumë peshë akoma dhe në biseda në punë, të cilat përbëjnë rutinë për ju. Kontrasti midis Marsit që ndodhet në shenjën e Gaforreve dhe Plutonit që ndodhet tek Bricjapi në fund të javës mund të hedhë “vaj zjarrit” në disa debate dhe përfundimisht ti shndërrojë në tensione, vecanërisht nëse ekzsistojnë biseda impulsive.
DEMI JAVOR
Këtë javë duket se do ju shqetësojnë gjithashtu aq sa fusha profesionale aq edhe ajo ekonomike, pasi pritet të ekzistojë më shumë lëvizshmëri në të dyja. Trekëndëshi Diellit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin tek Ujori në mes të javës, mund të stabilizojë një lidhje profesionale apo një marrveshje ekonomike, dicka që do ketë reflektim pozitiv dhe në psikologjinë tuaj por edhe në arkën tuaj. Sigurisht sa kalojnë ditët e javës do duhet ti kushtoni më shumë kujdes në rast se ekzistojnë disa biseda ekonomike, pasi katrori Merkurit në të vijë të kundërt nga shenja Binjakëve me Neptunin tek Peshqit mund të japë përshtypje të gabuara nga to.
Dashuria
Afërdita do kalojë në shenjën e Gaforres në 2/6 dhe nga pozicioni saj i ri do krijojë terren të përshtatshëm për tu zhvilluar një njohje por edhe një qëndrim i mirë jo vetëm për ju por edhe personat që ndodhen rreth jush. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje ka shumë mundësi t’ju jepet mundësia të bisedoni dhe të zgjidhni disa cështje të cilat vinë nga e kaluara dhe mund të kenë krijuar distancim midis jush dhe partnerit tuaj. Humor i mirë dhe sinqeriteti do luajnë rol përcaktues në zhvillimin e bisedave të kësaj jave, si të jeni beqarë ose nëse ndodheni tashmë në një lidhje.
Puna dhe Ekonomia
Disa biseda që do zhvillohen këtë javë ka mundësi të sjellin ndryshime në cështje që lidhen me punën. Trekëndëshi Diellit me Saturnin tregon se këto ndryshime mund të stabilizojnë një lidhje profesionale apo një cështje e cila ju kishte krijuar ndjenja përplasëse periudhën e kaluar. Nga fundi javës nëse nevojitet të merrni vendime që lidhen me fushën ekonomike, me katrorin e Merkurit të kundërt dhe të Neptunit do duhet të mbani mend se “c’farë shpëlqen nuk është flori”.
BINJAKËT JAVOR
Java do ketë shumë mundësi për cështjet të cilat lidhen me arsmimin apo me një udhëtim që keni ndërmend të bëni ose për arsyje profesionale ose personale. Trekëndëshi Diellit që ndodhet në shenjën tuaj me Saturnin tek Ujori tregon se përqendrimi dhe përkushtimi juaj në cështje të caktuara- vecanërisht nëse lidhen me të mësipërmet- do sjellë dhe rezultatin e dëshiruar. Nga fundi javës do duhet ti kushtoni më shumë baza cështjeve profesionale pasi katrori Merkurit të kundërt me Neptunin mund të krijojë prapaskena në to.
Dashuria
Afërdita lë shenjën tuaj në 2/6 dhe kalon në shenjën e Gaforres, dicka që tregon se periudhën e ardhshme energjia dhe humori duan me të cilin do qasni cështjet tuaja personale do ndryshojë plotësisht. Nëse ndodheni brenda në një lidhje e cila ju lë pyetje, cëshjtet që lidhen me sigurinë sentimentale do fillojnë të ndodhen gjithnjë dhe më shpesh në sipërfaqje. Nëse jeni beqarë ka mundësi të nevojitet të shihni “pas fjalëve” për të kuptuar klimën që ekziston në një njohje por edhe ato që do t’ju thotë ai që keni përballë, pasi katrori Merkurit me Neptunin ka mundësi të krijojë tërren të turbullt.
Puna dhe Ekonomia
Cështjet e punës duket se do ju shqetësojnë mjaftueshëm- vecanërisht sa kalojnë ditët e javës- pasi dhe ka mundësi të shfaqen disa informacione të reja në lidhje me to. Mirë do ishte të mos nxitoheni të merrni vednime apo të dilni në përfundime vecanërisht nëse ekzistojnë thashetheme të ndryshme në punë. Katrori Merkurit të kundërt që ndodhet në shenjën tuaj me Neptunin që ndodhet në shenjën e Peshqëve, mund t’ju drejtojë në perfundime të “turbullta” dhe si pasojë të bëni lëvizje të papërshtatshme në fushën profesionale.
GAFORRJA JAVOR
Këtë javë Afërdita do kalonë në shenjën tuaj (2/6) dhe nga pozicioni saj i ri do ndihmojë vecanërisht zbuljen e lidhjeve personale, profesionale dhe sociale. Trekëndëshi Diellit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin që ndodhet tek Ujori tregon se këto ditë do ju ndihmojnë të gjeni një zgjidhje në cështje të cilat kanë “zënë rrënjë” dhe mundet deri tani të përbëjnë shkakun kryesor të shqetësimit. Sa kalojnë ditët e javës aq më shumë do rritet tensioni pasi kundërshtimi Marsit që ndodhet në shenjën tuaj me Plutonin që ndodhet tek Bricjapi, mund të hedhë vaj zjarrit dhe t’ju shtyjë në shpërthime.
Dashuria
Prezenca Afërditës në shenjën tuaj nga 2/6 do ëmbëlsojë një lidhje personale apo një njohje që ka bërë debut së fundmi. Nëse bëni pjesë tek beqarët e shenjës tuaj është shumë e mundur të shfaqet dicka e re e cila do ju rinovojë! Nga fundi javës do nevojitet ti kushtoni më shumë kujdes reagimeve tuaja, pasi kundërshtimi Marsit që ndodhet në shenjën tuaj me Plutonin mund të krijojë apo zmadhojë tensione, të cilat nuk kanë asnjë arsyje ekzistence.
Puna dhe Ekonomia
Detyrimet profesionale dhe c’do gjë që lidhet me punën duket se nuk do ju shqetësojnë aq këtë javë pasi vëmëndja juaj është e kthyer në lidhjet tuaja profesionale dhe bashkpunimet tuaja. Kështu që ka mundësi të investoni më shumë kohë për ti parë dhe sesa ato funksionojnë dhe nëse kanë nevojë për disa ndrysime. Nga fundi javës ndoshta të mos ekzistojë një zë në një cështje profesionale dhe kjo do ketë nevojë për durim dhe qetësi.
LUANI JAVOR
Këtë javë duket se do ekzistojnë shumë biseda të cilat do krijojnë një klimë shumë të mirë midis jush dhe disa personash të rrethi tuaj shoqëror dhe kjo klimë do ndikojë në stabilitetin e lidhjeve personale dhe shoqërore. Mundet Merkuri të ndodhet në vijë të kundërt dhe të krijojë disa probleme në komunikim, por trekëndëshi Diellit që ndodhet tek Binjakët me Saturnin që ndodhet tek Ujori, do ju ndihmojë të bëni disa biseda të cilat do menaxhojnë cështje që ekzistojnë midis jush dhe të tjerve. Preferoni gjysmën e parë të javës për biseda të rëndësishme pasi katrori Merkurit në vijë të kundërt me Neptunin në fund të javës është “ndalues” për biseda, aq më tepër për marrveshje.
Dashuria
Afërdita bën hyrjen e saj në shenjën e Gaforres në 2/6 dhe trekëndëshi që krijon me Jupiterin që ndodhet në shenjën e Peshqëve ka mundësi të sjellë zhvillime pozitive në një hostori të fshehtë dashurie. Historitë e fshehta do kenë nderin e tyre periudhën e ardhshme dhe duket se do shfaqet një e cila do jetë vecanërisht e rëndësishme për ju. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje të mbani mend se sinqeriteti dhe dialogu do kenë rëndësi përcaktuese në menaxhimin e c’do lloj cështjeje dhe nëse ekziston midis jush dhe partnerit tuaj.
Puna dhe Ekonomia
Kjo javë ka mundësi të krijojë terren të përshtatshëm për tu menaxhuar disa keqkuptime të kaluarës midis jush dhe personave që ndodhen në ambjentin tuaj profesional, të cilat kishin filluar nga një cështje pune. Ruani rezerva në rast se ekzistojnë dhe biseda për një marrveshje të ardhshme, pasi do duhet të keni ndërmend se deri atëher ndoshta ndryshojnë shumë të dhënat të cilat do ju prezantohen tani.
VIRGJËRESHA JAVOR
Këtë javë cështjet e punës por edhe cështjet që ndodhen në përditshmërinë tuaj do kenë nderin e tyre. Trekëndëshi Diellit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin që ndodhet tek Ujori ju thotë se tani është mundësia përshtatshme për të sistemuar disa cështje të cilat keni lënë pezull por edhe disa detyrime profesionale. Nga fundi javës do duhet ti kushtoni vëmëndje atyre sa premtoni por edhe atyre që dëgjoni, pasi katrori Merkurit në vijë të kundërt me Neptunin mund të krijojë paqartësi dhe hamendësime në cështje profesionale por edhe personale.
Dashuria
Afërdita do kalojë në shenjën e Gaforres në 2/6 dhe ky ndryshim do ju krijojë një qëndrim të këndshëm dhe do ju kujtojë se ndjenjat luajnë përfundimisht rolin më përcaktues në një lidhje. Me pozicionin e ri të Afërditës është mundësia e përshtatshme ti kushtoni më shumë kohë partnerit tuaj, vecanërisht periudhën e kaluar kjo nuk ishte e mundur për shkak të detyrimeve profesionale. Trekëndëshi që do krijojë me Jupiterin që ndodhet në shenjën e Peshqëve favorizon shumë ju që bëni pjesë tek beqarët e shenjës tuaj pasi nuk përjashtohet të sjellë një njohje të re- ndoshta nëpërmjet personash që ndodhen në ambjentin tuaj shoqëror- e cila do ketë pluset për tu zhvilluar në dicka më shumë.
Puna dhe Ekonomia
Këtë javë ka mundësi të keni biseda të ndryshme të cilat do kenë si qëllim kryesor t’ju bindin për një cështje profesionale. Për shkak të Merkurit të kundërt por edhe të katrorit që do krijojë më Neptunin nga fundi javës përpiquni të përqendroheni në vepra dhe jo në fjalë, pasi ato duken se mund të mos jenë aq të qarta dhe t’ju drejtojnë në vendime të gabuara.
PESHORJA JAVOR
Me rrugëtimin e kundërt të Merkurit këtë javë ka mundësi të rigjëndeni apo të komunikoni me persona me të cilët keni humbur. Trekëndëshi midis Diellit që ndodhet në shenjën e Binjakëve dhe Saturnit që ndodhet tek Ujori mund të krijojë rrethanat e përshtatshme jo thjesht për të kthyer një lidhje të kaluarës por edhe për tu stabilizuar. Nga fundi javës do duhet ti kushtoni më shumë vëmëndje përditshmërisë tuaj dhe të gjitha detyrimeve që lidhen me të, pasi këndi negativ i Merkurit të kundërt me Neptunin mund t’ju bëjë të mos i kushtoni vëmëndjen e duhur disa punëve të rëndësishme.
Dashuria
Afërdita ndryshon shenjë këtë javë dhe pasi në 2/6 do kalojë tek Gaforja dhe nga pozicioni i saj i ri do kthejë interesin tuaj në imazhin e jetës tuaj personale. Kështu që nëse ndodheni tashmë në një lidhje duket se këto ditë do investoni më shumë kohë në të, për të përmirësuar imazhin e saj. Nëse jeni beqar trekëndëshi Afërditës me Jupiterin mund të krijojë rrethanat ideale për tu afruar me një person që ndodhet tashmë në përditshmërinë tuaj apo në ambjentin tuaj të punës.
Puna dhe Ekonomia
Punët, detyrimet dhe c’do gjë që lidhet me to, do ju shqetësojnë shumë këtë javë dhe do ekzistojnë mundësi për ti menaxhuar dhe ti përmbushni pa ndonjë mund të vecant vecse me mënyrën e përshtatshme. Nga fundi javës ka mundësi të ekzistojnë disa kundërshtime apo debate me persona që ndodhen në ambjentin tuaj profesional, por nëse ruani qetësinë tuaj është e sigurt se ato do jenë të përkohshme.
AKREPI JAVOR
Vëmëndja juaj këtë javë duket se do kthehet në cështjet të cilat “vijë nga e kaluara” pasi rrugëtimi kundërt i Merkurit në shenjën e Binjakëve ju kthen në cështjet e të kaluarës. Trekëndëshi midis Diellit që ndodhet dhe ai tek Binjakët dhe Saturni tek Ujori do ju ndihmojë të kuptoni akoma dhe në mënyrë intuitive rastet që ia vlen të keni kujdes dhe të jepni prioritet për të mundur ti menaxhoni. Nga fundi javës komunikimi juaj me persona të caktuar ka mundësi t’ju japë mesazhe të gabuara dhe në këtë do ndikojë katrori Merkurit të kundërt me Neptunin.
Dashuria
Këtë javë dhe specifikisht në 2/6 Afërdita do kalojë në shenjën e Gaforres dhe nga pozicioni i saj i ri do favorizojë shumë cështjet tuaja personale si të jeni beqarë ose nëse ndodheni tashmë në një lidhje. Trekëndëshi që do krijojë menjëherë me Jupiterin që ndodhet në shenjën e Peshqëve sjell flirte dhe shumë njohje të reja. Nëse keni gjetur tashmë parterin tuaj kushtojini kohë për të bërë gjëra së bashku dhe bredna aktivitetesh të reja ka shumë mundësi të gjeni dhe një hobi të ri. Dëshira juaj krijuese dhe frymzimi që do keni këto ditë do përbëjë burim tërheqjeje për partnerin tuaj.
Puna dhe Ekonomia
Punët nuk ndalojnë kurrë dhe kjo është dicka që do bëhet e qartë gjatë kësaj jave. Sigurisht të mbani mend se dëshira juaj për tu marrë me cështje profesionale dhe cështje vetëm mirë mund të sjellë, pasi do ju ndihmojë të menaxhoni disa cështje akoma dhe nëse ato ju duken të vështira. Këto ditë ka shumë mundësi të vijë përsëri në sipërfaqje një cështje të kaluarës por bashkë me këtë do ekzistojnë dhe rrethanat e përshtatshme për të mundur ti sistemoni përfundimisht.
SHIGJETARI JAVOR
Këtë javë do ekzistojnë mundësi për të menaxhuar disa cështje të cilat ka mundësi të kishin shkaktuar trazira në një lidhje personale apo profesionale. Merkuri mund të vazhdojë të lëvizë në vijë të kundërt në shenjën e Binjakëve dhe të shkaktojë ngatërresa komunikuese, por nëse përqendroheni në disa biseda këto ditë do jetë më e lehtë të zgjidhen disa keqkuptime. Në këtë do ndikojë trekëndëshi Diellit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin që ndodhet tek Ujori i cili ju paralajmëron të veconi kolegët nga shokët, shokët nga të njohurit në mënyrë që ti ndani “rolet”.
Dashuria
Afërdita do kalojë në shenjën e Gaforres në 2/6 dhe do bëjë kërkuesën tuaj kryesore sigurinë sentimentale. Kështu që duket se do investoni kohë në një person që mund t’ju mbulojë shqetësimet sentimentale dhe dini se mundeni të mbështeteni mbi të. Nëse jeni beqarë, trekëndëshi Afërditës me Jupiterin që ndodhet në shenjën e Peshqëve nuk përjashtohet t’ju sjellë sentimentalisht pranë me një person i cili mund të ndodhej deri tani pranë jush, por nuk ishin krijuar rrethanat e një historie dashurie.
Puna dhe Ekonomia
Disa biseda që do keni me shkak cështjet profesionale ka mundësi t’ju krijojnë ndjenja të ngatërruara apo kontradiktore. Sa kalojnë ditët e javës aq më e fortë do bëhet kjo ngatërresë pasi në 4/6 do realizohet me saktësi katrori Merkurit në vijë të kundërt që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Neptunin që ndodhet në shenjën e Peshqëve. Për këtë arsyje mirë do ishte të ruani “rezerva” për gjëra të cilat do thuhen këto ditë dhe të shmangni biseda për gjëra që do bëhen në të ardhmen.
BRICJAPI JAVOR
Këtë javë do ekzistojnë mundësi për të sistemuar disa gjëra të cilat deri tani kishin mbetur pezull dhe lidhen me punën. Trekëndëshi Diellit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin që ndodhet në shenjën e Ujorit tregon se mund të keni një përditshmëri presionuese pune, por është e sigurt se do keni dhe shpërblim në të. Përpjekjet dhe mundet tuaja duket se do njihen dicka e cila do përbëjë motiv për të vazhduar përpjekjen . Nga fundi javës do nevojitet ti kushtoni më shumë vëmëndje detajeve të cështjeve të punës dhe cështjeve të përditshmërisë, pasi mund të ekzistojnë hamendësime.
Dashuria
Punët nuk do ju lërë kohë të lirë të mjaftueshme këtë javë por hyrja e Afërditës në shenjën e ndjeshme të Gaforres në 2/6 tregon se me njërën apo me tjetrën mënyrë do ju shqetësojnë cështjet tuaja sentimentale. Trekëndësi që do krijojë Jupiteri që ndodhet në shenjën e Peshqëve do ndihmojë në zbutjen e një lidhjeje që ishte mjaft e tentosur periudhën e kaluar. Nëse jeni beqar ka shumë mundësi të filloni të vini gjithnjë dhe më pranë me një person që ndodhet në rrethin tuaj të ngushtë dhe kjo nuk përjashtohet të nënkuptojë fillimin e një lidhjeje të re sentimentale.
Puna dhe Ekonomia
Punët dhe c’do gjë që lidhet me cështje profesionale do ju shqetësojnë shumë këtë javë pasi trekëndëshi midis Diellit dhe Saturnit sjell shumë punë por edhe mundësitë e përshtatshme për njohje dhe vlersim të mundit tuaj. Nga fundi javës do duhet ti kushtoni më shumë vëmëndje komunikimi që do keni me kolegët tuaj dhe me persona që ndodhen në ambjentin tuaj profesional, pasi dhe ka mundësi të shfaqen tensione të cilat nëse “përgjigjeni” do mundeshin të prishin klimën e mirë që ekziston midis jush.
UJORI JAVOR
Kjo javë duket se do jetë stabilizuese për disa lidhje të cilat kanë filluar së fundmi ose personale dhe profesionale, ose për disa lidhje në të cilat ekzistonin cështje periudhën e kaluar. Në këtë do ndikoë trekëndëshi midis Diellit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin që ndodhet në shenjën tuaj, pasi do ju vërë në procedurë të shihni me përgjegjshmëri lidhjet ndërpersonale që ju interesojnë. Qëndrimi juaj do jetë vecanërisht krijues dicka që do ju ndihmojë të gjeni zgjidhje në c’do lloj cështje që ju shqetëson.
Dashuria
Afërdita kalin në shenjën e Gaforres në 2/6 dhe nga pozicioni saj i ri ka mundësi t’ju drejtojë të kaloni më shumë kohë në punë. Kjo nuk përjashtohet të përbëjë shkak për tu afruar pranë me një person që ndodhet në ambjentin tuaj të punës. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje të mbani mend se sado kërkuese që të jetë përditshmëria do keni mënyrën – duke përkushtuar akoma dhe pak kohë lidhjes tuaj- të krijoni caste të bukura me partnerin tuaj.
Puna dhe Ekonomia
Këtë javë ka mundësi të shfaqen shumë cështje pune ama është e sigurt se nëse i kushtoni vëmëndjen e nevojshme do mundeni ti menaxhoni. Nëpërmjet disa bisedash dhe disa menaxhime nuk përjashtohet të dilni të fituar dhe në anën ekonomike. Nga fundi javës do duhet ti kushtoni vëmëndje dhe të mos e lodhni organizmin tuaj, pasi mundimi do fillojë të bëhet gjithnjë dhe më i dukshëm.
PESHQIT JAVOR
Hyrja e Afërditës në shenjën e Gaforres me këtë javë (2/6) shenjëstron një periudhë të re shumë të këndshme dhe krijuese për ju. Nuk përjashtohet të zbuloni një hobi të ri apo një aftësi që keni, dicka e cila do ju krijoj shumë humor të mirë. Në mes të javës përpiquni të përqendroheni në cështje që ju shqetësojnë, pasi është e sigurt se do arrini të gjeni zgjidhje. Nga fundi javës për shkak të këndit negativ midis Merkurit të kundërt që ndodhet në shenjën e Binjakëve dhe Neptunit që ndodhet në shenjën tuaj, do duhet të ruani rezerva në premtime por edhe ju të premtoni dicka e cila nuk do jetë e lehtë të realizohet.
Dashuria
Hyrja e Afërditës në shenjën e Gaforres në 2/6 dhe trekëndëshi që do krijojë drejtpërdrejt me Jupiterin që ndodhet në shenjën tuaj tregon se kjo është një javë shumë favorizuese për cështjet tuaja sentimentale. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje krijimtaria juaj do jetë ajo që do ju vërë në procedurë të bëni gjëra së bashku me partnerin tuaj, të ndani caste dhe përse jo të filloni dhe një aktivitet të ri.
Puna dhe Ekonomia
Fusha profesionale dhe cështjet që lidhen me punën nuk duket se do ju shqetësojnë aq këtë javë, pasi mëndja juaj është e kthyer në jetën tuaj personale. Pavarsisht këtyre do duhet të jeni të kujdesshëm vecanërisht në komunikimin që do keni me personat që ndodhen në ambjentin tuaj profesional, pasi Merkuri në vijë të kundërt “përgjon” dhe mund të krijojë probleme në të. Mos lini pas dore disa detyrime që nuk shtyhen dot më pasi dicka e tillë do mundej t’ju ekspozojë në situata të caktuara.