Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij hungarez Viktor Orban gjatë vizitës së tij në Hungari. Rama shprehet se kanë diskutuar për bashkëpunim bilateral në ekonomi, shëndetësi arsim dhe ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Budapest – Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”, shkruan Rama.