Nisur nga temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin përgjatë ditëve të fundit, IGJEUM ka paralajmëruar rrezik të lartë në Fier dhe Berat sa i përket zjarreve në pyje. Në njoftim thuhet se në disa qarqe të tjera pritet rrezik i lartë vetëm në disa zona të lokalizuara, jo vetëm sot por edhe ditën e nesërme, konkretisht: Tiranë (VP), Elbasan (P), Korçë (L), Vlorë (V) dhe Gjirokastër (VP)

Njoftimi Sot pasdite (e enjte, dt.24) dhe nesër (e premte, dt.25) pritet nivel “I LARTË” rreziku në qarqet Fier, Berat dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në pjesën tjetër të qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Tiranë (VP), Elbasan (P), Korçë (L), Vlorë (V) dhe Gjirokastër (VP). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

PARASHIKIMI METEO RESHJET Sot pasdite (e enjte, dt.24) dhe nesër (e premte, dt.25) priten reshje të dobëta apo lokale të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT Nesër (e premte, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 23 / 33 °C në vendet e ulëta: 22 / 40 °C në vendet malore: 18 / 34 °C

Era Sot pasdite (e enjte, dt.24) dhe nesër (e premte, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.