Kryenegociatori i RSh për integrimin ne BE, Amb. Zef Mazi, u prit dhe zhvilloi bisedime në atmosferë mjaft të ngrohtë e miqësore në Varshavë, Poloni, me Z. Szymon Szymkoeski vel Sek, Sekretar Shteti dhe Zevendes-minister i Jashtem i Polonise, me Znj. Anita Xmczereinska, Kryetare ne Detyre e Komisionit te Ceshtjeve te BE, me Znj Tereza Pamula, nën-Kryetare e Grupit parlamentar Poloni-Shqiperi, ne Parlamentin e Polonise.
Kryenegociatori Mazi dha një pasqyrë të plotë të progresit të Shqipërisë në fushën e reformave, siguroi për vijimin e tyre pa u ndalur, pa ulur ritmin, në gjjthë fushat.
Ai kërkoi mbështetjen e Polonisë për miratimin e kuadrit negociues dhe datën e uljes në tryzën e bisedimeve teknike me BE në Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
Ai theksoi se Shqipëria i ka plotësuar gjithë kvrkesat e Këshillit Evropian, i ka berë gjithë detyrat e saj dhe është krejtësisht e gatshme të ulet që nesër në tryeze me BE. Tani i takon Keshillit Evropian te beje detyren e tij, te mbaje premtimin, te gjeje forca te ngrihet lart dhe te vendose daten te ulet ne tryezen e bisedimeve me Shqiperine. Kjo kerkese e Shqiperise, qe eshte edhe mendim i Komisionit Evropian, eshte e logjikeshne: deri kur do pritet!
Pritja per nje kohe te pakufizuar nuk eshte ne te mire as te Shqiperise as te BE-se, theksoi Kryenegociatori Mazi.
Zyrtarët e lartë, mikpritesit polake, nenvizuan e pergezuar per perparimin e gjjtheanshem te Shqiperise, “ju keni bere dhe arrirur shume”, “keni pasur dhe do keni ne vijim mbeshtetjen e plote te Polonise ne cdo hap dhe fushe te integrimit evropian”. Ata theksuam gatishmerine e Polonise per te dhene pervojen e tyre ne pergatitjet per negociata dhe gjate negociatave me Komisionin Evropian.
Bashkëbiseduesit nenvizuar marredheniet e shkelqyera politike, Euro-atlantike ne kontekstin e NATOs, te sigurise. Shqiperia u pergezua për zgjedhjen ne Keshillin e Sigurimit. U theksua gatishmeria dhe nevoja per rritjen e gjithe shkembimeve – parlamentare, shoqerore, shkencore, te rinisë, unoversitare, kulturore, etj. Si ne vende te tjera, edhe në Poloni portat e bashkëpunimit janë krejt të hapura.