Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi bëri të ditur sot se IPARD II, programi i Bashkimit Europian për periudhën 2014-2020 për ndihmë ndaj subjekte në zinxhirin nga ferma deri tek agropërpunimi dhe zhvillimin e zonave rurale vendase po rezulton i suksesshëm. Ekonomi mori pjesë në takimin e 6-të Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD-II 2004-2020, i zhvilluar online. “Informova drejtuesit e programit mbi ecurinë e zbatimit të programit IPARD II në vendin tonë, i cili rezulton i suksesshëm nisur nga të dhënat e thirrjeve për aplikim”, tha Ekonomi.
Ajo bëri të ditur më tej se ka nisur puna përgatitore që edhe IPARD III të jetë po aq i suksesshëm, duke patur në fokus edhe fermerët e rinj dhe gratë që të mos braktisin zonat rurale. “Fituam besimin e Bashkimit Europian, ndaj dhe shtohen sektorët që do të mbështeten”, deklaroi ministrja.