Në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar është vënë Evis Berberi, duke zëvendësuar kështu Ergys Verdhon. Më herët Berberi ka qenë drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë si dhe koordinator i projektit për punimet që u zhvilluan në Spitalin e Ri Rajonal Memorial në Fier.
Verdho është emëruar te KESH, pasi drejtuesi i deri tanishëm Benet Beci fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në siglën e PS.
Burime nga Ministria e Infrastrukturës bëjnë me dije se pas një periudhe të vështirë në ‘Albcontrol’, për shkak të protestës së kontrollorëve që bllokuan trafikun ajror, në krye të këtij institucioni është emëruar ish-zëvendësministri, Hantin Bonati. Ky institucion është drejtuar deri më tani nga Mina Kusta që u emërua në këtë post në 2019.