Për mirë ose për keq, disa prej nesh thjesht janë më flirtues së të tjerët. Në vend që të pyesim pse, le të pranojmë se ‘fajin’ në këtë rast e kanë yjet dhe horoskopi. Shenjat më flirtuese të zodiakut janë disi të lehta për t’u dalluar, nisur nga karakteristikat për personalitetin e deri tek tiparet, veprimet e reagimet. Janë katër shenja të cilat në veçanti e kanë më të lehtë të flirtojnë. Duket se iu është dhënë një aftësi për të flirtuar më me lehtësi. Kurioz të shihni nëse jeni edhe ju një nga këta?

Binjakët-Janë bisedues të mirë. Drejtohen nga planeti Mërkur i quajtur pas perëndisë romake. Dinë se si të bëhen të dëgjueshëm, dhe janë të zotë në flirtim sepse dinë saktësisht se si të veprojnë dhe çfarë të thonë për të joshur të tjerët. Edhe nëse ndodhen në mes të turmës, janë të gatshëm të bëjnë diçka që të tërheqin vëmendjen.

Akrepi-Thjesht misterioz. Akrepi drejtohet nga Marsi, i quajtur pas perëndisë së luftës dhe drejtësisë. Është flirtues i mirë sepse nuk ngatërrohet dhe as nuk merret me biseda të vogla pa rëndësi, por shfaq interes dhe bën direkt pyetje të vështira që nxisin mendimet dhe i mban njerëzit të lidhur me të. Janë të zotët të flirtojnë edhe me sy, mënyra se si shohin dhe më pas bisedat për vetëdijen dhe jetën e përtejshme i bën ata që flirtin ta kenë si art. Për akrepin flirtimi është edhe argëtim, i bën njerëzit të ndihen të dëgjuar dhe të kuptuar. Në një njohje akrepi nuk të pyet se çfarë pune bën, por godet menjëherë me: Pse me dukeni sikur diçka ju mundon?

Luani-Luani dëshiron të duket mirë. Luani drejtohet nga Dielli, gjigandi i madh që ndriçon. Është flirtues sepse në fillim nuk kërkon që të reagojë që të gjithë të kenë sytë tek ai, por preferon që me qëndrimin, veshjen, stilin dhe shikimin të bëjë që të tjerët të mahniten. Stili i flirtimit tek Luani është unik sepse nuk ka pse të përpiqet shumë, njerëzit shkojnë vetë tek ai. Edhe në rastet kur e bën, thjesht i ndodh natyrshëm. E meta më e madhe e Luanit është kur kërkon vetë të bjerë në sy, pasi askush në fakt nuk kërkon të flirtojë me atë që po merr më shumë vëmendje nga të gjithë.

Shigjetari-Shenja më flirtuese e Zodiakut. Drejtohet nga Jupiteri, planeti që sundon fatin. Loja flirtuese e Shigjetarit është e fortë sepse mund të tërheqë këdo. Nuk ka frikë të flasë me të panjohur sepse e di që është i mirë në atë që bën. Shigjetarët janë aventurierët e zodiakut, ata që udhëtojnë nëpër botë vetëm me një çantë shpine dhe një ëndërr dhe përfundojnë duke jetuar në Peru. Njerëzit tërhiqen nga shigjetari për shkak të pasioni dhe magjepsjes me histori arratisje.