A ka njeri që pëlqen të jetë nën kontroll? Kur dikush të monitoron, pastaj sugjeron, këshillon, apo detyron? Ka ca njerëz pastaj që nuk e durojnë dot në asnjë lloj mënyrë. Edhe kjo, lidhet me shenjën e zodiakut dhe karaktetistikat specifike të shenjave.

Binjakët-Janë shumë të sjellshëm, por thjesht nuk u pëlqen kur dikush u thotë çfarë të bëjnë. Madje mund të arrijnë deri aty sa të bëjnë krejt të kundërtën e asaj që dikush u thotë.

Dashi-Janë kokëfortë dhe të ngurtë. Ata e urrejnë kur dikush përpiqet t’u imponojë mendimin e tyre. Ata janë mendjengushtë dhe kokëfortë dhe nxehen kur gjërat nuk shkojnë siç duhet. Kurrë nuk dëgjojnë këshillat e të tjerëve, pa marrë parasysh sa të dobishme mund të jenë.

Bricjapi-Bricjapët janë njerëz kuriozë dhe kureshtarë që pëlqejnë të vënë në dyshim gjithçka. Pra, kur dikush përpiqet t’u japë atyre disa këshilla për jetën ose të ndërhyjë në çështjet e tyre personale, Bricjapët në vend që ta ndjekin atë me bindje, vënë në dyshim çdo aspekt! Ata e bëjnë këtë derisa personi përfundimisht të heqë dorë nga këshillimi.

Ujori-Ata nuk e pëlqejnë idenë e kontrollit nga të tjerët apo edhe marrjen parasysh të këshillave të tyre. Ata duan që gjërat të bëhen ashtu si u pëlqen.