Çdo shenjë e Horoskopit ka disa tipare specifike, dhe nëse këto tipare nuk përshtaten mirë me një shenjë tjetër mund të lindin probleme.
Gaforrja-Gaforrja është më pak e përputhshme me Dashin dhe Peshoren, dhe shenja e saj e kundërt është Bricjapi. Dashi është i zjarrtë dhe energjik dhe Peshorja shpesh kërkon larmi, dhe kjo mund të jetë një shqetësim për Gaforren. Raporti i Gaforres me Bricjapin është i vështirë, sepse njëra shpreh emocionet ndërsa tjetra e ka të vështirë t’i shprehë ndjenjat.
Binjakët-Binjakët janë më pak të përputhshëm me Virgjëreshën dhe Peshqit, ndërsa shenja e kundërt është Shigjetari. Binjakët mund të tërhiqen nga aftësia mendore e Virgjëreshës dhe ëndrrat e Peshqve, por këto shenja nuk funksionojnë shumë mirë së bashku. Virgjëresha mund t’i ofrojë Binjakëve njëfarë sigurie, por përfundimisht do të lodhen nga indiferenca e tyre.
Akrepi-Akrepi është më pak i përputhshëm me Luanin dhe Ujorin dhe shenja e tij e kundërt është Demi. Luani dhe Akrepi janë të fuqishëm dhe ky tipar i fortë, i largon ata nga njëri-tjetri. Akrepi mund të ketë probleme dhe me Ujorin, pasi të dy janë kokëfortë. Demi mund ta bëjë një Akrep të dashurohet në fillim, por kjo lumturi do të zgjasë shumë pak