Kandidati për kryetar të ri të PD Fatbardh Kadilli ka hedhur votën e tij. Në një komunikim për medie ai ka ftuar të gjithë demokratët të votojnë duke thënë se vetëm në këtë mënyrë mund të ringrihet PD.
“Është një moment i rëndësishëm për PD dhe anëtarët e saj i ftoj të gjithë të marrin pjesë në votim sepse e duam këtë parti dhe duam të ringrihet.
Ringritja fillon sot kur çdo anëtar merr përsipër përgjegjësitë e veta. Është një garë që u mbyll siç u nis e pabarabartë por jam i lumtur që ndeza shkëndijën e parë të saj. Ndeza kurajon. Manifesti për ta bërë partinë të pastër të hapur të bashkuar do vazhdojë. PD-së iu rikthye kurajo dhe guximi, kjo parti do të jetë e pastër, e hapur, e bashkuar dhe fituese.
Në përgjithësi i rri larg këtyre provceseve, procesi i vërtetë është fryma me të iulin do dalin demokratët. Është hera e parë që një forcë politike shtrëngohet në pak kohë që të reflektojë shumë”, tha ai.