Klotilda Bushka, anëtarja e Komisionit Hetimor ka folur në Kuvend për shkeljet e Presidentit Ilir Meta duke thënë se procedura për shkarkimin e tij nuk duhet të shihet si r r ezik për demokracinë. Për këtë mori shembull një studim të Universitetit të Çikagos duke thënë se nuk ka pasur asnjë ndryshim në nivelin e demokracisë në çdo shtet që është shkarkuar një President.
Bushka ndau shk eljet e presidentit në katër grupe dhe më pas përmendi faktin që e kanë thirrur disa herë në Komisionin Hetimor për të dëgjuar fjalën e tij, por ai ref uzoi të merrte pjesë duke mos njohur legjitimitetin e këtij Komisioni. Klotilda Bushka: Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit, edhe pse konstatoi shk elje kushtetuese për anulimin e 30 qershorit, konfirmuar edhe nga opinioni i Venecias, bazuar edhe në zgjedhjet dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese vendosi të mos i propozojë kuvendit shkarkimin e Presidentit.
Nga këto ngjarje del qartë kultura e këtij kuvendi për të respektuar institucionin e Presidentit. Pavarësisht kësaj, nga një proces hetimor i Komisionit Hetimor përsëriti akte e sjellje të tilla në zgjedhjet e 2021. Detyra e Kuvendit për procesin aktual është më se e domosdoshme për të mos lejuar ab uz imin e kompetencave për këdo që ushtron detyrën e Presidentit. Kjo procedurë nuk duhet të shihet si r re zik për demokracinë. Sipas studimit të fundit të Universitetit të Çikagos, në çdo vend që është shkarkuar një president, nuk ka asnjë ndryshim në nivelin e demokracisë.
Komisioni Hetimor ka arritur në përfundimin se Presidenti ka kryer shkelje të rënda, të cilat do ti ndaja në katër grupe: 1– Si përfaqësues i unitetit kombëtar, përfshirja e presidentit në fushatën zgjedhore si të ishte forcë politike dhe rolin asnjanës që duhet të ketë, dispozitë që e detyron që të duket asnjanës në sytë e publikut, humbja e neutralitetit të presidentit. Qëndrimi pro apo kundër një fo rce ndikon dhe nga ana tjetër ce no n të drejtat e subjekteve politike për tu zgjedhur.
2- Grupi i dytë i shkeljeve lidhen me rendin dhe sigurinë. 3- Grupi i tretë lidhet me integritetin e organeve publike. 4- Grupi i shkeljeve që kanë lidhje me cenimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA. Të gjitha këto shkelje kanë cenuar dhe aktet e institucionit të Presidentit. Ndër të tjera, Komisioni Hetimor ka marrë hapat që presidenti të dëgjohej, por zgjodhi me dëshirë e këmbëngulje të mos merrte pjesë duke mos njohur legjitimitetin e Komisionit Hetimor.