Kolegji Zgjedhor po shqyrton sot padinë e bërë nga PD-LSI për qarkun e Beratit, lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kërkesës për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve. Kolegji Zgjedhor rrezoi kerkesen e PD per marrjen e provave te reja, pasi vleresoi se nuk ishin mjaftueshem konkrete.
LSI pretendonte mandatin e saj të parë në Berat pasi diferenca me PS ishte 77 vota. Më 21 maj KAS hapi 114 kuti në këtë qark, por nga rinumërimi diferenca mes PS dhe LSI u ngushtua vetëm me 58 vota dhe kërkesa për përsëritje të zgjedhjeve u rrëzua.
Më herët Kolegji rrëzoi pretendimet e opozitës për rezultatin e 25 prillit për Gjirokastrën dhe Vlorën.
Në 9 qershor në Kolegj do të shqyrtohet qarku i Durrësit në orën 14:00 dhe më datë 10 qershor do të shqyrtohet qarku i Shkodrës në orën 11:00.
Thuajse të gjitha vendimmarrjet e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ janë dërguar nga PD, LSI dhe Vetëvendosje në Kolegjin Zgjedhor.
Bashkë me Beratin që shqyrtohet sot, në Kolegj janë për tu gjykuar edhe 6 qarqe të tjera.