Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë vik ti më si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 10 raste të reja me COVID-19. Kjo është bërë e ditur nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë: 07 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës. Nga 2.277 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vd ekj es. Sot janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.188. Në total numri i rasteve aktive është 1.074.