Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të shtunën (12 qershor) një rast të vde kjes nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit të IKSHPK-së gjatë 24 orëve janë testuar 1.774 mostra dhe janë shënuar edhe 17 raste të reja me COVID-19.

Nga sëmundja janë shëruar 112 pacientë ndërsa raste aktive janë 531. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,571 pacientë me këtë virus, prej të cilëve 104,791 janë shëruar ndërsa 2,249 kanë vd ekur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, në 24 orët e fundit janë dhënë 3.480 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 96.369 doza të vaksinës. Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit.